Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria kanë një kulturë të fortë bashkëpunimi dhe partneriteti në fushën e mbrojtjes.
Këtë vit, gjatë një periudhe 1-mujore, regjimenti shqiptar i operacioneve speciale dhe trupat e Brigadës së Operacioneve Speciale, të Mbretërisë së Bashkuar u stërvitën së bashku gjatë stërvitjes së pestë “Strong Eagle”.
Qëllimi i stërvitjes ishte që pjesëtarët e regjimenteve të mësonin nga njëri-tjetri, të forconin marrëdhëniet ekzistuese profesionale dhe personale dhe të punonin drejt zhvillimit të aftësive të Forcave Speciale shqiptare.
Përmes një njoftimi për shtyp të ambasadës britanike bëhet e ditur se kjo marrëdhënie mes dy njësive ka qenë e vazhdueshme për tre vitet e fundit dhe ka shënuar shumë suksese.
Së fundmi, falë trajnimi të përbashkët, një ekip nga regjimenti i operacioneve speciale shqiptare fitoi një medalje argjendi shumë të merituar në konkursin vjetor “Cambrian Patrol” në Uells./atsh
PSG-ja fiton minimalisht ndaj Lens dhe vazhdon shkëputjen ng...
Analistët komentojnë kërkesën për status të ri të gjuhës ser...
Ndotja e ajrit në Lahore ishte 80 herë më e lartë sesa kufiz...
Bislimi: Raporti i Komisionit Evropiam 2024 rikonfirmoi zhvi...
Në Tiranë ‘shpërthen’ gripi i shpendëve
Kurti: Vepra e heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu është ...