Shqipëri/ Matura shtetërore, 28 mijë maturantë zhvillojnë sot provimin e matematikës

09:29 | 18 Qershor 2024
R J

Sot në Shqipëri, maturantët do të zhvillojnë sot provimin e tretë, atë të matematikës.

Provimi është parashikuar të nisë në orën 10:00 dhe kohëzgjatja e tij do të jetë 2.5 orë.

Provimi për lëndën e matematikës është i treti të cilit i nënshtrohen rreth 28 mijë maturantë, ndërkohë që provimi i fundit është ai për lëndët me zgjedhje, i cili do të mbahet më 24 qershor./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme