Vetëm gjatë 10 ditëve të fundit në Shqipëri përllogaritet të kenë hyrë ilegalisht rreth 200 klandestinë nga vendet e Lindjes së Mesme.
Shumica prej tyre janë akomoduar në qendrën kombëtare pritëse të azilkërkuesve në Babrru.
Top Channel intervistoi disa prej këtyre shtetasve të cilët tregojnë si kanë hyrë në Shqipëri dhe destinacionin final të tyre.
“Unë jam nga Algjeria. Pasi erdha në Shqipëri para 10-12 ditësh tentova të kaloj përmes malit, në malin e zi por në Tuz më kapi policia dhe me ktheu mbrapsht, unë doja të kaloja nga Mali Zi në Bosnje , Slloveni dhe më pas në Itali, ku kam familjen”, tregon një emigrant.
“Unë jam nga Afganistani. Kam ardhur këtu nga Gjirokastra, por kam disa muaj që kam ngecur këtu. Dua të shkoj në Austri sepse familja ime arriti të shkoj më parë atje”, thotë një tjetër.
“Jam nga Pakistani. S’kam shumë dit që kam ardhur dhe nuk e di çdo bëj”, tregon një tjetër emigrant.
Shqipëria është kthyer në një korridor të rëndësishëm për kalimin e refugjatëve ndaj për këtë arsye prej disa ditësh në vendin tonë kanë mbërritur edhe 45 oficerë të Frontex-it, agjencisë europiane të kufijve të cilët janë dislokuar në disa pika të kalimit kufitar.
Në Malin e Zi u hodh ideja e ndërtimit të një gardhi me gjemba për të penguar klandestinët, të cilët hyjnë nga kufiri i gjelbër me Greqinë dhe udhëtojnë edhe me ndihmën e trafikantëve drejt Shkodrës për të kaluar në Malin e Zi. Një rrugë është edhe nëpërmjet Kosovës për në Serbi, destinacioni fundor është gjithmonë një nga vendet perëndimore të Bashkimit Europian.
Liderët në tubime të diskutueshme me diasporën
Policia shqiptoi 1 mijë e 650 gjoba brenda një jave në Gjila...
Përplasen Ana e Lela: ”Fol normal”, ”Ti shkon flet cepave me...
Modric reflekton për rrugëtimin e tij në Real Madrid, tregon...
Dita e ndeshjes, Kosova luan vetëm për fitore në udhëtim te ...
Rusia kryen sulm masiv në Odesa, teksa mijëra ukrainas mbesi...