Buxheti faktik për vitin 2023 është miratuar në Kuvend vetëm me votat e maxhorancës.
71 kartona të socialistëve u ngritën pro ligjit të buxhetit faktik, ndërsa ligjvënësit opozitarë ishin larguar nga salla në momentin e votimit.
Gjatë orëve të gjata të debatit për këtë pikë të rendit të ditës, deputetët e opozitës dhe mazhorancës patën debate të shumta, raporton A2CNN.
Deputetët e vetëm që votuan kundër ishin Shpëtim Idrizi dhe Mesila Doda nga PDIU.
‘Buxheti faktik’ është një lloj filtri, analize dhe vlerësimi që i bëhet punës së qeverisë gjatë vitit 2023, ku nxirren të dhëna të dobishme edhe për buxhetet në vijim.
Kuvendi këtë të enjte miratoi edhe ndryshimin e përbërjes së komisioneve, duke caktuar anëtarë të Komisioni të Ligjeve deputetin me të ri, Erion Meka si dhe deputeten e pavarur, Flutura Açka.
Ndërkohë socialistja Teuta Ramaj u caktua si anëtare e Komisionit të Shëndetësisë.
Kujtojmë se në seancën plenare të ditës së sotme morën pjesë edhe deputetët e opozitës, të cilët ndryshe nga herët e tjera nuk shkaktuan tensione në sallë.
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...