Google ADS

Shqipëri, Kuvendi nis me një minut heshtje për Agur Vrenozin

11:14 | 5 Mars 2018
Arbresh.info

Kuvendi ka nisur me një minutë heshtje për Agur Vrenozin, 53-vjeçari nga Fieri që humbi jetën të shtunën, një ditë pas sulmit në një pikë këmbimi valutor në Fier.

Ka qenë deputeti i PD-së, i qarkut Fier, Luan Baçi i cili ka kërkuar në seancë nderimin e aktit të tij, në mbrojtje të një bashkëqytetari të sulmuar nga tre persona të armatosur.

Ndërkaq, në rendin e ditës është parashikuar edhe kërkesa e PD-së për hetim parlamentar për Kuvendin dhe qeverinë për çështjen “Tahiri”./topchannel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme