Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka vendosur të kthejë për korrigjim listat me kandidatët e zgjedhjeve të 4 partive politike në vend.
Partitë janë: Partia Lëvizja e Re, e drejtuar nga Arian Galdini; Partia Aleanca Demokracia e Re, e drejtuar nga Edmond Stojku; Partia Lëvizja për Ndryshim e drejtuar nga Jozefina Topalli dhe Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare e drejtuar nga Myslim Murrizi.
Afati i dorëzimit të listave ishte më 8 mars 00:00, ku Partia Demokratike ishte e vetmja që theu orarin e vendosur. Në listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, pati emra të rinj dhe largime nga partitë politike./TCH
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...