Google ADS

Shqipëri, kompanitë farmaceutike përfitojnë nga kursi i këmbimit të euros

22:08 | 6 Qershor 2019
Arbresh.info

Lista e re barnave nuk është miratuar ende për vitin 2019.

Është shndërruar si normale tanimë vonesa në miratimin e listës së re të barnave me rimbursim duke u lënë kohë kompanive farmaceutike të përfitojnë nga kursi i këmbimit të euros i cili ka shënuar rënie të vazhdueshme.

Lista e një viti më parë u miratua dy vite me vonesë duke i krijuar buxhetit të shtetit një dëm prej afro 730 milionë lekë të cilët kompanitë farmaceutike i përfituan vetëm për shkak të rënies së euros. Edhe pse me vonesë, burime të Top Channel thonë se ka nisur puna për të hartuar një listë të re të barnave që do të jenë me rimbursim.

Nuk dihet se çfarë kriteresh do të përdorë Fondi i Sigurimeve të Detyrueshme dhe Ministria e Shëndetësisë për listën e re, pasi një vit më parë u tha se u shtuan barna të reja, por në fakt për të mos shpenzuar shumë para’ u bënë kufizime në përdorimin e disa medikamenteve të shtrenjta duke nxjerrë nga skema e rimbursimit shumë pacientë të cilët i përfitonin këto barna prej dy a më shumë vitesh me rimbursim.

Si rregull duhet që shefat e shërbimeve të hartojnë listën e barnave që duhet të jenë në listë me rimbursim në bazë të nevojave, por prej dy vitesh shefat e shërbimeve vetëm janë pjesëmarrës në komisionin që e përcakton, por nuk respektohet mendimi i tyre. Tanimë është e qartë të futen barna të reja, por pa rritur kostot.

Lista e re e barnave një vit më parë ka hyrë në fuqi në qershor, ndonëse ishte miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave në 25 prill. Kjo e këtij viti duket se nuk është hartuar ende./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme