Google ADS

Shqipëri, gjobë për ata që ndryshojnë ngjyrës e makinës pa leje

18:22 | 5 Maj 2020
Arbresh.info

Nëse do të ndryshoni ngjyrën e makinës, tashme duhet të merrni leje, pasi në të kundërt do të përballeni me gjobë.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, thotë se duke nisur nga data 4 maj do të aplikojë masat administrative për ata që e shkelin këtë urdhër.

Gjobat do të variojnë nga 10 mijë lekë deri në 20 mijë lekë të rinj.

“Për të gjithë ata posedues mjetesh që kanë bërë ndryshime të karakteristikave konstruktive ose funksionale të mjetit pa kërkesën paraprake dhe miratimin përkatës, gjatë shqyrtimit të kërkesës, nisur nga data 4.05.2020 do të aplikohen masat administrative si më poshtë:

Për ndryshim të ngjyrës ose kutisë së shpejtësisë, ose ndryshime të tjera me procedurë të lehtësuar të aplikohet masa administrative prej 10 000 (dhjetë mijë) lekë.

Për ndryshim të motorit, shtim të sistemit alternativ të ushqimit (impiantit të gazit), ndryshim të karrocerisë apo ndryshime të tjera me procedurë normale të aplikohet masa administrative prej 20 000 (njëzet mijë) lekë”, thuhet në njoftimin e DPSHTRR.

Të gjitha ata drejtues mjetesh që do të bëjnë një ndryshim në konstruksionin e mjetit në fillim duhet të bëjnë një vetëdeklarim.

(Formulari i vetëdeklarimit)

/oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme