Një grup farmacistësh nga Tirana kanë protestuar këtë të hënë përpara Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për mos shlyerjen e pagesave nga ky institucion të barnave me rimbursim që u janë dhënë pacientëve që nga muaji tetor.
Nga njëra anë farmaci në mënyrë abuzive kanë përfituar shuma të konsiderueshme duke rimbursuar receta per pacinetë që kanë humbur jetën e nga ana tjetër farmaci me kontratë me fondin nuk janë rimbursuar.
Por kjo protestë nuk ka zgjatur shume pasi një grup farmacistësh bashkë me kreun e urdhrit të farmacistëve për Tiranen janë thirrur në një takim me drejtues të fondit ku kanë marrë edhe përgjigje pozitive.
Në fakt ish-drejtorja e Fondit, sot ministre e Financave, Anila Denaj kishte pezulluar rimbursimet pasi ishte kaluar buxheti i planifikuar për 2018 për këtë qëllim rimbursimi për tetorin-nëntorin-dhjetorin në muajin Janar i bie që po shlyhet me buxhetin e ri./TCH/
Kurti viziton sot DOKU.TECH
Franca me ndihmë për Libanin në vlerë prej 100 milionë euros...
Sot mbahet seanca për fjalën përfundimtare ndaj Bedri Krasni...
Kosova ngritet për tri pozicione në ranglistën e FIFA-s
Punëtorët e KEK-ut kërcënojnë: Nëse nuk plotësohen kërkesat ...
Mbrojtësi i viktimave kërkon ta marrë në pyetje Ibishin: Ka ...