Në Shqipëri, policia ka goditur kohët e fundit në operacione në shkallë të gjerë rrjetet e shpërndarjes së drogës në shkolla. Arrestimet e disa qindra personave sipas ekspertëve tregon se përdorimi i drogës në përmasa të mëdha ndodh jo vetëm në kryeqytet, por edhe në qytetet e vogla në të gjithë vendin. Ekspertët e sigurisë vlerësojnë operacioent policore, por thonë se duhet një trajtim kompleks i kësaj dukuri edhe nga institucionet e tjera, sidomos të shëndetit publik.
Qindra forca policore kanë zhvilluar kohët e fundit në Shqipëri një operacion në shkallë të gjerë, të pandeshur më parë, për goditjen e rrjeteve të shpërndarjes së narkotikëve në shkolla.
Rreth 300 persona janë arrestuar në flagrancë, jo vetëm në kryeqytetin e vendit, por edhe në qytetet e vogla dhe qindra kilogramë lëndë narkotike, kryesisht marijuanë, por edhe lloje të forta të drogës, si kokainë dhe heroinë janë sekuestruar nga policia.
Eksperti i sigurisë Pëllumb Nako thotë për Zërin e Amerikës se e sheh operacionin policor si një zhvillim pozitiv sidomos për faktin se ka shënjestruar shpërndarësit e drogës në zonat afër shkollave.
“Fakti i vendosjes së një perimetri sigurie afër shkollave në Shqipëri mendoj se është dicka e mirë, or duhet thelluar sepse ka edhe dukuri të tjera që duhen trajtuar nga institucionet përgjegjëse, sic janë ato të shëndetit publik dhe qeveritë vendore”, thot ai.
Zoti Nako thotë më tej se arrestimet e shpërndarësve kanë provuar edhe numrin e lartë të përdoruesve të drogës në shkolla për të cilin nuk ka të dhëna nga institucionet e shëndetit publik.
“Fakti tjetër i arrestimit të një numëri të madh të njerëzve të njohur si shpërndarës droge do të thotë që tregu i konsumit të drogës ne vendin tonë është goxha i madh dhe kjo del në formën e një deduksioni. Domethënë, ne këtë e masim nga arrestimet që bën policia për shpërndarësit e drogës, ndërkohë që institucionet e tjera që janë kompetente në këtë drejtim, që merren me shëndetin publik nuk është se kanë dhënë ndonjë statistikë apo të botojnë në mënyrë të rregullt raporte për numrin e përdoruesve të drogës në Shqipëri”, thotë ai.
Drejtoritë rajonale të kujdesit shëndetësor në shumë zona të vendit janë të angazhuara kryesisht në fushata ndërgjegjësuese, thotë Edi Sinoimeri që drejton Njësinë e Kujdesit Shëndetësor në Gjirokastër.
“Pranë qendrës sonë është një sektor i posacem, sektori i shëndetit mendor. Ne zakonisht operojmë nëpër institucionet arsimore në bashkëpunim me drejtoritë arsimore dhe institucionet shkollore duke promovuar, duke monitoruar por edhe duke këshilluar për të parandaluar fenomenin e përdorimit të drogës nga të rinjtë apo nga adoleshentët në institucionet arsimore”, thotë ai për Zërin e Amerikës.
Një hallkë tjetër e rëndësishme për luftimin edukurive të drogës është pushteti vendor, thotë zoti Nako. Sipas tij bashkitë duhet të kenë qendra për rehabilitimin e përdoruesve të drogës dhe buxhete për trajtimin e këtyre dukurive.
“Policia në rastin konkret nuk bën gjë tjetër vec jep kontriburin e saj në mbrotje të shëndetit publik. Por Policia e Shtetit nuk është institucion i specializuar për mbrojtjen e shëndetit publik, por janë institucione të tjera. Unë mendoj se qeveria vendore duhet të akordojë buxhete jo të vogla dhe duhet të ndërtojë institucione për rikuperimin e këtyre personave që kanë krijuar varësi nga droga, sidomos nga lloje të forta të drogës si kokaina etj. Para disa kohëve unë kam parë në media dy, tre raste që edhe kanë vdekur nga përdorimi i mbidozave, këto natyrisht që i njeh gjithë bota, por institucionet nuk duhet të qëndrojnë indiferente dhe duhet të bëjnë puën e tyre.”
Në Gjirokastër nuk egziston një qendër e tillë për personat në varësi nga droga, por vetëm në Fier, ndërkohë që personat në varësi nga kokaina kanë vështirësi në sigurimin e metadonit.
Një hallkë tjetër e trajtimit të dukurive të drogës janë institucionet arsimore të cilat punojnë fort në fushën e parandalimit, thotë Albana Hasanaj, përgjegjëse e zyrës vendore arsimore në Gjirokastër.
“Përmend këtu shërbimin psiko -social, i cili falë edhe rënies së numrit të nxënësve për psikolog u jep mundësi psikologëve që krahas aktiviteteve sensibilizuese të zhvilluara në shkolla të bëjnë edhe takime individuale më nxënësit. Një hallkë shumë e rëndishme e këtij zinxhiri janë edhe oficerët e sigurisë. Momentalisht ky shërbim realizohet në dy gjimnazet e qytetit të Gjirokastrës , duke patur parasysh numrin e nxënësve në gjimnaze, por në të njëjtën kohë dhe shkallën e rriskut pranë këtyre institucioneve arsimore. Oficeri i sigurisë është ura lidhëse duke qenë parandalues por edhe raportues i të gjitha rasteve të lidhura me drogën që do mund të ndodhnin në institucionet arsimore. Padyshim një zë i fuqishëm është edhe qeveria e nxënësve. Në pjesën më të madhe të aktiviteteve të tyre tematikë kryesore është parandalimi dhe problmatika që sjell përdorimi por edhe trafikimi i lëndëve narkotike” thotë Albana Hasanaj.
Ekspertë vlerësojnë se ndërsa në vend prej vitesh nuk gjenerohen të dhëna nga institucionet e shëndeit publik për përmasat e dukurisë së përdoruesve të drogës, bashkitë bëjnë shumë pak për të trajtuar vitkimat me politika rehabilituese apo integruese.
Vitete fundit Shqipëria vijon të jetë në hartën e kultivimit të marijuanës, ndonëse dukuria është kufizuar, por nga ana tjetër rrjetet shqiptare të drogës janë bërë më akive, sidomos në futjen në vend të sasive të mëdha të kokainës, e cila është përhapur edhe në tregun vendas, sidomos tek të rinjtë e shkollave./voa
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...