Për pak orë pjesë të ndryshme të vendit u goditën nga një mot i keq, me reshje shiu dhe shkarkime elektrike.
Rrufetë kanë shkaktuar dëme duke djegur dy banesa. Një në Razëm të Shkodrës por vetëm më dëme materiale dhe shtëpia tjetër që është goditur nga rrufeja është në fshatin Dedaj të Shkrelit.
Në këtë banesën që shikoni në këtë foto ndodhej edhe 51-vjeçari Arben Ivanaj që ka pësuar lëndime dhe djegie në trup nga rrufeja dhe flakët. Ai është transportuar në spitalin e Shkodrës por atje ka ndërruar jetë.
Viktima e dytë këtë të enjte u gjet në ujërat pranë portit të Vlorës. Ai është një 74-vjeçar dhe ende nuk është zbuluar arsyeja se përse I moshuari ishte rrëmbyer nga dallgët e detit. Trupi i tij është nxjerrë nga policia kufitare e Vlorës.
Moti i keq me shtrëngata ka goditur edhe pjesë të tjera të vendit. Këto janë vërshimet e lumit lana në Tiranë ku në pak minuta ra një sasi shumë e madhe shiu.
Sinoptikanët lajmëruan se sasia e reshjeve ishte sa gjysma e atyre të një muaji të tërë. Ndërkohë zonat më të goditura nga stuhia janë ato që ndodhen ne mes të lumenjve Mat dhe Osum.
Epiqendra e rrebesheve është zona Krujë-Tiranë-Elbasan-Gramsh ku ranë deri në 50 milimetra shi. Në mbrëmje moti i keq zhvendoset në Berat e Gjirokastër ndërsa të premten dhe në fundjavë rikthehen ditët me diell./tch/
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...