Abaz Doga, i cili ishte roje në shkollën e Babrrusë kur abuzoi me një të mitur që ishte nxënëse në klasën e 9, u dënua nga gjykata e Apelit me 12 vjet burgim.
Për këtë skandal të ndodhur në shkollë dhe zbuluar rastësisht gjatë pandemisë, u shpallën fajtorë edhe tre abuzues të tjerë që me anë të videove shantazhuese e shfrytëzuan fëmijën seksualisht duke e kërcënuar se do t’i vrisnin familjen dhe do t’ia publikonin materialet filmike.
Por dy nga të akuzuarit për shkak se ishin nën moshën 18-vjeç u dënuan nga apeli me kushtin që duhet të frekuentojnë gjimnazin, ndërsa i treti mori një dënim prej shtatë vjet burgim.
Kërkesa në distancë e minorenes që këmbënguli dënim me të rëndë për abuzuesit nuk u mor parasysh nga gjykata. Këtu në Babrru shenjat e kësaj ngjarjeje të rëndë kuptohen nga prindërit që i shoqërojnë vetë fëmijët në shkollë.
Minorenia tregoi për abuzimin seksual nga roja i moshës 67 vjeç që si fillim e kanosi se e kishte fotografuar me një nxënës shkolle që ajo e pëlqente.
Ky nxënës më pas hyri në të njëjtën skemë shfrytëzimi duke e kanosur së bashku me të akuzuarit e tjerë.
E gjitha kjo ndodhte në të njëjtën lagje ku fëmija mësonte dhe jetonte dhe kur e ëma i kërkoi llogari për vonesën ajo tregoi se roja e shkollës e përndiqte dhe i shkruante emrin në zonë.
Por ndonëse hetimet e mëpasshme evidentuan që njëri nga nxënësit e kësaj shkolle ishte problematik dhe e njëjta ngjarje kishte ndodhur edhe me një nxënëse tjetër që ishte larguar nga Shqipëria, dhe për këtë çështje ishte vënë në dijeni edhe ministrja e Arsimit e asaj kohe, në finale masat penale u morën vetëm për abuzuesit.
Nxënësja mbajti të fshehte abuzimin për një kohë të gjatë nga frika se dëmtohej familja e saj nga ata që ndërkohë e kishin fotografuar dhe i kishin bërë video duke e shpërndarë në Babrru./tch
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...