Google ADS

Shqipëri-Çeki, Veliaj: Të gjithë, në sheshin “Skënderbej”, për të mbështetur kombëtaren kuqezi

09:12 | 7 Tetor 2023
K.B

Të gjithë ata që nuk kanë mundur të sigurojnë një biletë për ndeshjen deçizive Shqipëri-Çeki, do të mund ta ndjekin në sheshin “Skënderbej”.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj fton të gjithë qytetarët në shesh për të mbështetur kombëtaren kuqezi. “ 12 Tetor – 12 orë FESTË”

Të gjithë, në sheshin “Skënderbej”, për të mbështetur kombëtaren kuqezi!

Momentet më të bukura të kombëtares ndër vite, muzikë, energji shpërthyese, ndeshja dhe pse jo edhe FESTA E FITORES! Hyrja e lirë”, shkruan Veliaj./abcnews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme