Vështirësi të mëdha në rrugët e Shqipërisë Orët e fundit të shoqëruara me reshje të shumta dëbore kane renduar me tej situatën ne veri dhe juglindje.
Ne Bellovode te Korçës trashësia e bores arrin në 40 cm dhe banoret kërkojnë ndihme per hapjen e rrugës.
Ne ketë fshat ka pasur nje emergjence pasi nje familje kërkoi ambulancën për shkak te problemeve shëndetësore te një gruaje. Shume fshatra ne qarkun e Korçës janë te izoluar e banorët thonë se reshjet e borës i gjeten të papërgatitur sa i takon bazës ushqimore për bagëtitë. Reshjet kanë izoluar pothuajse të gjitha zonat malore të qarkut Dibër. Trashësia e dëborës varion nga 20 centimetra ne qytetin e Peshkopisë deri në 1 metër në zonat e thella malore.
Ndërkohë në Mirditë dëbora ka sjellë probleme ne fshatrat e njësive administrative Selite, Fan dhe Orosh. Sipas shtabit të emergjencave në Prefekturën e Lezhës rrugët kryesore janë të kalueshme, ndërsa në rrugën e Kombit në disa segmente lëvizja është e mundur vetëm më zinxhirë. 13 mjete borëpastruese janë të angazhuara për mbajtjen në kontroll te situatës.
Policia këshillon drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes dhe të jenë të pajisur me zinxhirë e goma dimërore. Edhe fshatrat ne zonën e Malësisë se Krujës kane ndërprere komunikimin. Probleme ne disa zona te thela ka edhe me furnizimin me energjinë elektrike dhe është dashur ndërhyrja ne terren e grupeve te OSHEE.
Ndërkohe Ministria e Arsimit konfirmon se ne 321 shkolla ne te gjithë vendin është ndërprere procesi mësimor per shkak te kushteve atmosferike./Vizionplus
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...