Google ADS

Shqipëri, asgjësohen 577 bimë dhe sekuestrohen 31 kg kanabis

14:34 | 2 Korrik 2017
Arbresh.info

Policia e Shqipërisë po vazhdon operacionin masiv antikanabis në të gjithë territorin e vendit, nga ajri, toka e deti.

Sipas Policisë, po rikontrollohet në sera, magazina, ish depo e tunele, banesa të braktisura, tokë private e tokë shtetërore, në sipërfaqe pyjore dhe kullota.

“Kontroll edhe në të gjithë vijën bregdetare, në basene e ujëmbledhës. Operacioni drejtohet dhe monitorohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako. Ai i shoqëruar nga drejtori për Departamentin e Sigurisë Altin Qato, drejtori për Krimet Josif Shtëmbari si dhe nga drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Ardi Veliu, ka takuar disa grupe kontrolli të përbërë nga punonjësit e policisë së Komisariateve të Policisë Rrogozhinë e Kavajë. Policia njofton se gjatë operacionit nga forcat e Komisariatit të Policisë Krujë dhe FNSH, janë asgjësuar 463 bimë kanabis, të kultivuara në toka të hapura rishtas në Malësinë e Krujës. Gjithashtu po gjatë rikontrolli nga Forcat e Policisë së Komisariatit të Policisë Fier dhe nga FNSH-ja Fier, janë asgjësuar 114 bimë kanabis në një tokë të hapur rishtas në Pyllin e Shëndellisë në Radostinë të Fierit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin gjatë kontrollit të territorit në fshatin Milot në Kurbin, në vendin e quajtur Koder Larace në Selitë, në një zonë të pyllëzuar është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 31 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Operacioni masiv do të vijojë deri në rikontrollin e plotë të territorit të vendit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme