Finalizohet operacioni i koduar “Përsëritësi”.
Vidhte me dhunë nëpërmjet kanosjes me thikë, këmbësorët që kalonin për në zonën e plazhit, vihet në pranga 29-vjeçari me precedent penal të mëparshëm në fushën e vjedhjes.
Zbardhen dhe dokumentohen 4 vjedhje me dhunë, të ndodhura muajt e fundit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, si rezultat i një pune të mirorganizuar, në kuadër të operacionit policor “Përsëritësi”, arrestuan shtetasin:
E. H., 29 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.
Ky shtetas dyshohet se muajt e fundit ka kryer disa vjedhje me dhunë ndaj këmbësorëve, nëpërmjet kanosjes me thikë, të renditura si më poshtë:
– Më datë 10.05.2020, në lagjen nr. 14, te Ura e Dajlanit, i ka vjedhur me dhunë, 30.000 lekë, shtetasit R. Xh., 62 vjeç, banues në Arapaj, Durrës.
– Më datë 26.05.2020, në lagjen nr. 4, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur shtetasit E. I., një aparat celular dhe shumën prej 6000 lekësh.
– Më datë 28.04.2020, në lagjen nr. 17/1, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur shtetasit A. M., një aparat celular.
– Më datë 07.05.2020, në lagjen nr. 14, Durrës, dyshohet se nën kërcënimin e thikës, i ka vjedhur shtetasit G .S., shumën prej 22.000 lekësh.
Materialet në ngarkim të shtetasit E. H. i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Moti në Shqipëri do të jetë me kthjellime dhe mjegull në lug...
Izraeli kryen sulme ajrore në lindje të Libanit
Shqipëria hap sot negociatat me BE-në për grupkapitullin e t...
Piktura e zhdukur e Claude Monet u kthehet pronarëve pas 83 ...
Këshilli i Sigurimit mbështet paqeruajtësit në Liban pas sul...
Horoskopi për ditën e sotme, 15 tetor 2024