Numri i të infektuarve me covid vijon të mbetet ende shumë i lartë në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë testuar pozitivë me covid 984 raste të reja si dhe kanë humbur jetën 4 qytetarë. Kështu numri i viktimave në vend që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 2,512.
Janë kryer 6113 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 984 qytetarë, në këto bashki: 294 raste në Tiranë, 93 raste në Shkodër, 79 raste në Durrës, 49 raste në Berat, 37 raste në Vlorë, 34 raste në Lushnje, 31 raste në Lezhë, 26 raste në Krujë, 23 raste në Kurbin, 22 raste në Sarandë, 21 raste Pogradec, Elbasan, 20 raste në Fier, 18 raste në Korçë, 17 raste Malësi e Madhe, 16 raste në Kamëz, Kavajë, 14 raste në Gjirokastër, 13 raste në Dibër, 9 raste Vau i Dejës, Rrogozhinë, Divajkë, 8 raste në Vorë, Kuçovë, 7 raste në Përmet, Gramsh, 6 raste në Kukës, Shijak, Tepelenë, Kolonjë, Peqin, 5 raste në Mallakastër, 4 raste në Himarë, Devoll, Dimal, Belsh, 3 raste në Fushë- Arrëz, Has, Bulqizë, Poliçan, 2 raste në Tropojë, Mat, Mirditë, Selenicë, Delvinë, Konispol, Skrapar, 1 rast në Pukë, Libohovë, Kelcyrë, Maliq, Cërrik, Librazhd.
Aktualisht janë 11,628 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Nisur nga shtimi i rasteve COVID, në bazë të planit të MSHMS për përballimin e situatës, është hapur edhe spitali mbështetës COVID 3.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 106 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 katër qytetarë: Një qytetar 62 vjeç nga Durrësi, një qytetar 64 vjeç nga Lezha, një qytetar 69 vjeç nga Tirana dhe një qytetar 72 vjeç nga Shkodra.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 640 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 135,961 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerë. Vaksinohuni në qendrën më të afërt të vaksinimit, sepse vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Statistika (04 Shtator 2021)
Raste të reja ditore 984
Të shëruar në 24 orë 640
Të shtruar në spitale 106
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 6113
Testime totale 1,072,755
Raste pozitive 150,101
Raste të shëruara 135,961
Raste Aktive 11,628
Humbje jete 2,512
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4244
Shkodër 1927
Durrës 989
Vlorë 832
Fier 819
Lezhë 766
Elbasan 602
Berat 424
Gjirokastër 308
Korçë 304
Kukës 234
Dibër 179./tch
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...