Rreth 70 maturantë të shkollës së Mesme të Bashkuar “Sali Halili” në Rrajcë të Përrenjasit nuk kanë mundur të rezultojnë fitues në asnjë nga degët e përzgjedhura për të ndjekur studimet e larta. Arsyeja përllogaritja gabim nga ana e një mësueseje në hedhjen e të dhënave në sistem.
Mësuesja e tyre ka hedhur rezultatet e provimeve me zgjedhje në kolonën e lëndëve bazë. Në përllogaritjen e pikëve, koeficientet ndryshojnë nga lënda në lëndë, ndaj kjo ka bërë të humbasin deri në 20 mijë pikë. Si rezultat edhe nxënësit me mesatare të lartë gati 10 nuk kanë mundur të fitojnë asnjë degë për të vazhduar studimet në universitet.
Një nxënëse tregoi për Fiksin se jo vetëm që nuk fitoi mjekësinë si preferencë të parë, por asnjë degë nga 10 preferencat. Mesatarja e saj ishte 9.97. Nxënës të tjerë pohuan se mësuesja ka pranuar gabimin, por atyre u intereson vetëm shkolla e lartë, ose ajo t’i dëmshpërblejë duke u paguar një vit studime në universitet privat.
Fiksi shkoi në shkollën e Rrajcës, për të marrë informacion se çfarë do të bëhej me fatin e 70 nxënësve. Nëndrejtoresha e kësaj shkolle, Albina Rira, pohoi se janë në dijeni të problemit, dhe se vetë drejtori i është drejtuar QSHA-së (Qendra e Shërbimeve Arsimore) për zgjidhjen e situatës. Madje sipas nëndrejtoreshës maturantët do të hyjnë në sistem. Gazetarja kërkoi një vërtetim për mësuesen nëse ajo është trajnuar për hedhjen e të dhënave në sistem, por nuk mundi të marrë një përgjigje, pasi shkresa ndodhej në zyrën e drejtorit. Ky i fundit sipas nëndrejtoreshës ishte në Tiranë pikërisht për këtë problem. ” Jam e shqetësuar njësoj sa prindërit dhe nxënësit, kërkojmë falje për atë që ka ndodhur ” shprehet znj. Rira për Fiks Fare.
Fiks Fare iu drejtua edhe DAR Korçë nëse kishin dijeni për situatën dhe se çfarë do të bëhej me këta nxënës. Sipas specialistit të këtij institucioni ishin në dijeni të problematikës dhe shpresonin se situata do të zgjidhej nga QSHA-ja. Në lidhje me degët që nxënësit kanë përzgjedhur ai nuk jep një përgjigje se çfarë mund të ndodh, pasi disa nga këto universitete nuk kanë më kuota.
Fiksi udhëtoi të nesërmen përsëri drejt Rrajcës për të takuar mësuesen e cila bëri gabimin dhe drejtorin e shkollës.
Manjola Karriqi, mësuesja që hodhi të dhënat gabim kërkoi t’i shmanget kamerës , por pas këmbënguljes së gazetarëve ajo pranoi se ishte një gabim njerëzor. ” Unë kam vite që e bëj këtë punë, vetëm këtë vit bëra gabim, është gabim njerëzor”, shfajësohet mësuesja.
Përveç mësueses, drejtori i shkollës , Vait Allidri tregoi për Fiksin se kanë vajtur në QSHA dhe do ndryshohen certifikatat. ” Do ndryshohen certifikatat , u kërkoj falje maturantëve, ndërkohë për universitetet në të cilat janë zënë kuotat nuk di ç’të them”, thotë z.Allidri.
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...