Google ADS

Shqipëri, 660 raste të reja me Covid-19 dhe 11 të vdekur

17:09 | 5 Janar 2021
Arditë Shkodra

Gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë raportoi 11 viktima nga COVID-19, të moshës 44 dhe 84-vjeç.

Në raportimin e Ministrisë vihet re se testimet janë rritur, në 24 orët e fundit janë realizuar 3424 teste prej të cilave rezultuan pozitiv 660 të prekur.

Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shëruar 555 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 35,551 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 287 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Janë kryer 3424 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 660 qytetarë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 555 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 35,551 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 287 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 11 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana, 4 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Puka, të moshave 44-84 vjeç.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme