Policia ka njoftuar se po vijon kontrollet me radar, drager e dronë në të gjithë akset kryesore të vendit, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Gjatë kontrolleve, policia ka konstatuar shoferë që udhëtonin me shpejtësi tejet normave të lejuara, në gjendje të dehur apo duke mos respektuar sinjalistikat rrugore. Për këtë arsye, forcat blu, kanë gjobitur 237 persona për parakalime të gabuara, katër persona me një gjobë me vlerë 30 mijë lekë të reja, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj; 94 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit, 123 për përdorimin e celularit, 90 për mos vendosje të kaskës mbrojtëse. Ndërsa nga kontrollet me drager, në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, janë pezulluar 11 leje drejtimi, pasi këta shoferë e drejtonin makinën nën efektin e alkoolit.
“Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor me qëllim që destinacioni të jetë i sigurt”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.
Njoftimi i plotë i policisë:
Vijojnë në të gjithë vendin nga Policia Rrugore kontrollet me radar, drager e dronë për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të kodit rrugor ???✍, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore?.
Gjatë gjithë ditë së sotme kanë vijuar kontrollet në të gjitha akset rrugore ku janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, shpejtësi që varionin nga 70 deri në 80 km/h, mbi normën e lejuar ?✈️!!!. ??????????.
Si rezultat i kontrolleve me Radar prej mëngjesit të sotëm deri në orën 19:00, janë tërhequr 38 leje drejtimi për shpejtësi mbi normën e lejuar.
Janë vendosur 237 masa administrative për parakalime të gabuara dhe 15 për mosrespektim të sinjalistikës rrugore dhe manovra të rrezikshme në rrugë
4 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të reja, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj;
94 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit;
123 për përdorim të celularit;
90 për mos vendosje të kaskës mbrojtëse.
Nga kontrollet me drager në të gjithë vendin janë pezulluar 11 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Janë arrestuar në kushtet e flagrancës për drejtim mjeti në gjendje të dehur dy drejtues mjetesh, si dhe dy të tjerë për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor me qëllim që destinacioni të jetë i sigurt.
#zbatorregullatudhëtoisigurt
#RespektoKufizimeteShpejtësisëmos??️
#MosPërdor?gjatë drejtimit të?
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...