Fiks Fare i rikthehet çështjes së metadonit, pasi prej 3 muajsh ai mungon në të gjithë vendin. Shoqata që e ofron këtë shërbim në gjithë Shqipërinë që prej vitit 2005 është Aksion Plus, e cila furnizohej nga Global Found. Kjo e fundit nuk ka rënë më dakord me projektin e propozuar nga Shqipëria ndaj nuk e ofron më këtë shërbim, duke e lenë mbi 600 pacientë pa metadon.
Në redaksinë e emisioni erdhën denoncime të shumta nga rrethe të ndryshme të vendit. Personat që ankoheshin shpreheshin se do i riktheheshin sërish drogës, pasi medikamenti që ata merrnin për t’u larguar nga substancat narkotike mungonte. Metadoni, apo i quajtur ndryshe zëvendësuesi, prej 3 muajsh ishte zhdukur nga qarkullimi.
Fiks Fare solli rrëfimin e dy të rinjve nga qyteti i Elbasanit të cilët thonë se janë në gjendje shumë të keqe. “Jemi të vdekur pa metadon, nuk e përballojmë dot”, shprehet i riu. Ato tregojnë se i janë rikthyer heroinës, pasi asnjë nga ilaçet që kanë marrë nuk ju bën efekt. “Marrim 50 mijë lekë të vjetra në ditë heroinë, marrim disa herë gjatë gjithë ditës”, tregojnë ato. E ndërsa për të siguruar lekët e kanë pak të vështirë, ndaj shpesh herë kanë vjedhur ku kanë mundur.
Njëri prej tyre, identitetet e të cilëve nuk u bënë publikë pasi të rinjtë nuk donin, tha për Fiksin se e mendon shpesh herë vetëvrasjen. “E kam menduar jo njëherë, por disa herë vetëvrasjen, ndoshta ashtu shpëton dhe familja ime që ju kam sjellë vetëm probleme”, shprehet i riu nga Elbasani. Gjithashtu nga dozat personale që mbajnë në xhep kanë edhe frikën e policisë ku në vend të kapin shpërndarësit “e hamë ne”, shprehet njëri prej të rinjve.
Por persona të tillë që vuajnë prej mungesës së metadonit ka edhe në institucionet e vuajtjes së dënimit. Ndaj gazetarët e Fiksit u drejtuan mjekut Enver Tuçka qw ushtron detyrwn pranw IEVP Peqinit. Ai pohon se janë 9 të burgosur që kanë mbetur pa metadon dhe se gjendja e tyre është shumë e rënduar. Fatin e tyre e kanë edhe 40 persona të tjerë që ndodhen në këto institucione dënimi në të gjithë Shqipërinë. Mjeku Tuçka u shpreh se janë munduar t’ju japin medikamente të tjera që të zëvendësojnë metadonin, por që është e pamundur, pasi edhe nga metadoni krijohet varësi. “Pacientë të tillë kanë kriza të mëdha dhe shpesh herë janë shumë agresivë dhe nuk ka asnjë ilaç tjetër alternativ që ta zëvendësojë atë”, shton mjeku i IEVP Peqin.
Pikërisht në lidhje me gjendjen e krijuar dhe çfarë ndjejnë vërtet këta pacient, gazetarët iu drejtuan Shefit të Toksikologjisë në QSUT, Prof. Dr. Zihni Sulaj. Shefi i Toksikologjisë e cilësoi gjendjen alarmante. Sipas tij, terapia me metadon duhet të bëhet me shumë kujdes, pasi të rinjtë bëhen të varur nga ky medikament dhe e kanë të pamundur përballimin e situatës së mungesës së medikamentit. “Kjo është terapi zëvendësuese, që duhet bërë me shumë rigorozitet dhe nuk mund t’ju ndërpritet në mënyrë të menjëhershme pacientëve, pasi krizat e tyre janë shumë të mëdha. Madje mund të shkojnë deri aty sa të jenë rrezik për shoqërinë”, pohon Prof. Sulaj.
Ndërkohë në mungesë të bashkëpunimit midis Global Found dhe qendrës Aksion Plus, Instituti i Shëndetit Publik ka hapur një tender në fund të nëntorit 2016, me fond limit prej 2 milion lekë për blerje metadoni. Tenderi u anulua një muaj më vonë fund të dhjetorit. Pyetjes së Fiksit se pse ishte anuluar ky tender, ISHP shpjegon se kishim mungesë ofertash. Në shkresën zyrtare citohet: Tenderi anulohet se kishim vetëm një pjesëmarrës dhe oferta e tij ishte më e lartë se fondi. Pyetjes se kur do të zgjidhet kjo situatë, Instituti i Shëndetit Publik njofton se do të rihapë tenderin në datë 19.05.2017 .
Para një viti Fiks Fare e trajtoi çështjen e metadonit duke sjellë fakte sesi shpërndahej në mënyrë të pakontrolluar. Personat që trajtoheshin në qendrat përkatëse merrnin sasi më të madhe të metadonit sesa nevojat e tyre, duke u bërë vartës të tij më shumë se substancat narkotike. Denoncimi i asokohe u shtri në Kosovë dhe Shqipëri, ku në Shqipëri shpërndarja bëhej nga qendra Aksion Plus. Kjo ishte e vetmja shoqatë që e sillte që prej 2005 metadonin në vendin tonë, duke e shpërndarë atë pa kriter.
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...