Komisioni i Posaçëm për shqyrtimin dhe përzgjedhjen e kandidaturave për organet drejtuese të KQZ-së është mbledhur ditën e sotme.
Të pranishëm në mbledhje ishin: Kryetari i komisionit z.Damian Gjiknuri, anëtarët e komisionit: z. Adnor Shameti, z. Alket Hyseni, si përfaqësues të shumicës parlamentare, z. Myslim Murrizi dhe z. Edmond Stojku, përfaqësues të Pakicës Parlamentare; si dhe z. Oerd Bylykbashi, me cilësinë e të dërguarit të posaçëm të partive parlamentare të dala nga zgjedhjet e përgjithshme 2017.
Komisioni, pasi shqyrtoi të gjitha aplikimet për organet drejtuese të KQZ, vendosi unanimisht: Kualifikimin e 52 aplikantëve dhe skualifikimin e 17 prej tyre, për arsye të mosplotësimit të kritereve ligjore të përcaktuara në Ligjin 10019, datë 29.12.2008 , i ndryshuar “ Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”.
Komisioni gjithashtu vendosi të kryejë seanca dëgjimore me kandidatët e kualifikuar, që do të zhvillohen në ambientet e Kuvendit në dt 29-30 shtator 2020.
Lista me kandidaturat që i plotësojnë kriteret për pozicionet e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve; Nënkomisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve; Komisionit Rregullator; dhe Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve
1. Admir Drago KOMISIONER + rregullator + KAS
2. Agim Paskali rregullator + KAS
3. Agron Haxhimihali KOMISIONER + nënkomisioner + rregullator
4. Agron Sulshabanaj KAS
5. Arben Xhiku KOMISIONER + rregullator
6. Arben Isaraj KAS
7. Ardjan Myslimaj KOMISIONER + rregullator
8. Arens Çela rregullator + KAS
9. Behar Zeneli rregullator
10. Besnik Maho KAS
11. Bledar Skënderi KOMISIONER
12. Drita Avdyli KOMISIONER + rregullator
13. Dritan Çaka KOMISIONER + rregullator + KAS
14. Elona Bano rregullator
15. Elvin Lako KOMISIONER + rregullator + KAS
16. Elvis Çefa nënkomisioner + rregullator + KAS
17. Emiliano Braho rregullator + KAS (skualifikohet për rregullator)
18. Esmir Rringaj KAS
19. Fatmir Tafaj KAS
20. Farie Osmani KAS
21. Florian Beqiraj rregullator + KAS
22. Gentian Rumano KAS
23. Haki Mustafa KOMISIONER + nënkomisioner + rregullator
24. Halil Hyseni KOMISIONER
25. Helga Vukaj KOMISIONER + nënkomisioner+ rregullator + KAS
26. Hysen Osmanaj KOMISIONER + nënkomisioner+ rregullator + KAS
27. Ilirjan Rusmaili KOMISIONER + KAS
28. Ilirjan Celibashi KOMISIONER
29. Ilirjana Nano rregullator
30. Irena Nino KAS
31. Irsa Ruçi KOMISIONER + rregullator
32. Ismail Tafani KOMISIONER + nënkomisioner
33. Iva Nathanaili rregullator+ KAS
34. Kamerion Salillari rregullator + KAS (skualifikohet për rregullator)
35. Klement Zguri rregullator
36. Koli Bele KOMISIONER + KAS
37. Kristaq Kume rregullator
38. Laureta Bregasi rregullator + KAS
39. Lealba Pelinku KOMISIONER + nënkomisioner+ rregullator + KAS
40. Ledio Braho KAS
41. Lefterie Luzi Lleshi KOMISIONER + rregullator + KAS
42. Leonard Gremshi rregullator + KAS
43. Lindita Tako rregullator + KAS
44. Mimoza Canaj KAS
45. Muharrem Çakaj KOMISIONER + nënkomisioner+ rregullator + KAS
46. Odeta Berberi rregullator
47. Odeta Seferaj KAS
48. Petrit Çano KAS
49. Redinela Beqiraj KAS
50. Sali Shehu KOMISIONER
51. Sokol Bana KOMISIONER + KAS
52. Spiro Maliqi rregullator + KAS
53. Theodhor Sollaku rregullator + KAS /abcnews.al/
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...