Shqipëri, 4 të vdekur dhe 556 raste të reja me COVID-19

18:30 | 23 Nëntor 2021
Përparim Bublaku

Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, ndërsa janë konfirmuar edhe 556 infektime të reja.

Rastet pozitive kanë dalë nga 3960 testime që janë kryer, nga ku kanë rezultuar edhe 698 qytetarë të shëruar. Numri total i të shëruarve që prej fillimit të pandemisë në vend është 186,267.

Aktualisht janë 7,847 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. 150 pacientë janë të shtruar në spital, 18 prej të cilëve janë në gjendje më të rënduar shëndetësore./euronews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme