Shqipëri, 4 të vdekur dhe 50 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve

17:15 | 11 Maj 2021
Përparim Bublaku

Në Shqipëri 4 qytetarë kanë humbur jetën nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 4 qytetarë: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 64-78 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes”.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë kryer 2956 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 50 qytetarë.

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 13 raste në Tiranë, 5 raste në Shkodër dhe Devoll, 4 raste në Vlorë dhe Skrapar, 3 raste në Sarandë, 2 raste në Kukës, Pogradec, Dropull, 1 rast në Fier, Korçë, Elbasan, Lezhë, Has, Kavajë, Mirditë, Tropojë, Mallakastër dhe Kolonjë”.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 96 pacientë. 8 prej tyre  janë në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 1020 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 119,061 që nga fillimi i epidemisë. /tvklan/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme