Shqipëri, 319 raste të reja me coronavirus, tre të vdekur

18:41 | 30 Tetor 2020
A. B.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë konfirmuar 319 raste të reja me koronavirus, duke shënuar kështu një rekord të ri.

Po ashtu tre persona nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin e rrezikshëm, një 72 vjeçare dhe 73 vjeçare nga Tirana, 81 vjeçare nga Berati, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë njofton se 90 persona janë shëruar. Ndërkohë në spitale situata vijon të jetë në nivele shqetësuese. Ministria ka konfirmuar 301 të shtruar në spitalet Covid.

Ministria e Shëndetësisë: 1534 testime, 90 të shëruar, 319 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit.

Njoftimi i plotë nga Ministria e Shëndetësisë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit të përhapjes së virusit Sars Cov2, rastet e reja dhe situatën në spitalet Covid.
Janë kryer 1534 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 319 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
141 raste në Tiranë, 38 në Fier, 15 në Pogradec, nga 13 raste në Elbasan, Kavajë, 11 në Korçë, 9 në Krujë, nga 8 raste në Durrës, Berat, Kuçovë, 7 në Gramsh, nga 6 raste në Lezhë, Tropojë, Sarandë, nga 4 raste në Shkodër, Vlorë, Mirditë, Patos, nga 3 raste në Kurbin, Rrogozhinë, 2 në Devoll, nga 1 rast në Kukës, Lushnje, Gjirokastër, Ura Vajgurore, Bulqizë, Klos.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 90 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,097 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet covid po trajtohen 301 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ne 24 oret e fundit, kanë humbur jetën 3 qytetarë me Sars Cov2 pozitiv në 2 spitalet Covid: 72 vjeçare dhe 73 vjeçare nga Tirana, 81 vjeçare nga Berati, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për zbatimin e masave antiCOVID, ruani distancën fizike me persona që nuk janë familjarët tuaj, kujdesuni për higjienën personale dhe mbani maskën në ambientet jashtë shtëpise.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (30 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 319
Të shëruar ne 24 orë 90
Të shtruar në spitale 301
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 1534

Testime totale 123,960
Raste pozitive 20,634
Raste të shëruara 11,097
Raste Aktive 9,035
Humbje jete 502

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4566
Durrës 847
Fier 692
Korçë 569
Shkodër 522
Lezhë 405
Elbasan 395
Vlorë 360
Berat 266
Kukës 191
Gjirokastër 129
Dibër 93

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme