Tre pacientë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në vendin tonë si pasojë e sëmundjes Covid-19.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë një 63-vjeçar nga Elbasani, një 80-vjeçare nga Berati dhe një 92-vjeçare nga Vlora.
Ndërkohë, numri i të infektuarve ka pësuar rënie në krahasim me një ditë më parë. Nga 4532 testime që janë kryer, kanë rezultuar të infektuar 486 qytetarë, nga 768 që ishin një ditë më parë.
140 raste janë shënuar në Tiranë, 51 raste në Vlorë, 32 raste në Durrës, 27 raste në Fier, 24 raste në Lezhë, 19 raste në Elbasan, 17 raste në Shkodër, 15 raste në Berat, 13 raste në Vau i Dejes, 10 raste në Kukës, Kurbin, Kavajë, Lushnje, Korçë, Kuçovë, 9 raste në Peqin, 8 raste në Gramsh, 7 raste në Krujë, 6 raste në Tropojë, Divajkë, 5 raste Malësi e Madhe, Kamëz, Sarandë, 3 raste në Shijak, Dibër, Bulqizë, Librazhd, 2 raste në Pukë, Fushë- Arrëz, Mirditë, Vorë, Rrogozhinë, Mallakastër, Gjirokastër, Tepelenë, Skrapar, 1 rast në Has, Patos, Këlcyrë, Memaliaj, Devoll, Poliçan, Prrenjas.
Aktualisht janë 9,506 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. mNë Spitalin Infektiv po marrin trajtim 97 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 207 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 133,332 që nga fillimi i epidemisë. /tvklan.al/
Arrestohet i dyshuari për grabitje në një market në Pejë
Vajzat e shtëpisë elektrizohen nga muzika dhe bëjnë c
Kanadaja, Meksika dhe Kina i përgjigjen kërcënimeve të Trump
Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen për zgjedhjet e...
Liga e Kampionëve vjen me nëntë ndeshje sot – vëmendja te de...
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...