Në zgjedhjet e 25 prillit do të ketë rreth 137 mijë më shumë zgjedhës të regjistruar në listat zgjedhësve të bërë publike nga Ministria e Brendshme.
Janë plot 3 588 869 shtetas shqiptarë me të drejtë vote 3.452.324 që ishin të regjistruar në zgjedhjet parlamentare të 2017.
Nga këta, 107 024 janë zgjedhës për herë të parë e që kanë mbushur ose mbushin 18 vjeç deri në datën 25 prill. Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile ka bërë dhe ndarjen gjinore të votuese, e që rezulton se nga numri total i zgjedhësve të regjistruar, 50.5 % votues meshkuj e 49.5 % votues gra e vajza.
Ndërkohë, rreth 1098 shtetas ndalohen të votojnë sipas Ligjit Dekriminalizimit, pasi kanë vendim të formë prerë të gjykatës për vepra të rënda penale.
Drejtori i Gjendjes Civile iu kërkon të gjithë votueseve të kontrollojnë për emrin e tyre në faqën e e-Albania dhe në rast se nuk janë pjesë e listës, të bëjnë ankesë pranë njësisë së tyre administrative.
Në vitin 2017, numri i atyre që e ushtruan të drejtën e votës ishte 1.613.960, ose 46.77 përqind e tyre./tv klan
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...