Policia e Shtetit vazhdon masat për rritjen e parametrave të sigurisë në fundjavë, në plazhe e akse rrugore. Edhe gjatë paradites së sotme ka pasur një fluks të madh në hyrje të turistëve, vizitorëve dhe pushuesëve që kanë zgjedhur plazhet e vendit tonë për të pushuar apo kaluar fundjavën.
Deri tani kanë hyrë nëpërmjet pikave të kalimit kufitar 21.890 shtetas, si dhe 4975 automjete.
Policia Kufitare po punon me shërbime të shtuara për të përballuar fluksin , duke eleminuar radhët e gjata në këto pika.
Fluksi i lëvizjes në të gjitha akset rrugore në këto momente është normalizuar, pasi ka pasur shumë ngarkesë nga ora 07.00 deri në orën 09.00.
Përveç aksit Shkodër -Lezhë , që vijon të ketë shumë ngarkesë , që vjen si rezultat i fluksit të madh në hyrje dhe dalje nga pikat e kalimit kufitar të Muriqanit dhe Hanit të Hotit.
Shërbimet e Policisë Rrugore janë të shtrira në të gjitha akset kryesore dhe në akset që të çojnë në plazhet e vendit.
Në këto akse rrugore, Policia Rrugore po kryen kontrolle me Radar në versionin “autmomatik”, për të evidentuar dhe ndëshkuar drejtuesit e mjeteve që tejkalojnë shpejtësinë tej limitit të lejur duke u kthyer në burim aksidenti dhe rreziku për përdoruesit e tjerë të rrugës.
Ndërko në të gjitha plazhet e vendit, vijon patrullimi i punonjësve të Policisë me biçikleta dhe motoçikleta.
Punonjësit e policisë patrullojnë të gjithë vijën bregdetare në juridikson me dy turne prej orës 06.00 të mëngjezit deri në orën 22.00.
Në të gjitha plazhet, në harkun kohor prej 16 orësh janë të angazhuara 100 patrulla policie me biçikleta.
Në mbështetje të shërbimeve të rendit dhe të policisë rrugore është planifikuar edhe shërbimi i patrullës me motoçiklista.
Në të gjithë vijën bregdetare janë rreth 30 patrulla të Forcës së Posaçme me motorçikleta të cilët patrullojnë akset rrugore dhe zonat turistike.
Po në funksion të rritjes së parametrave të sigurisë , edhe në zonat turiskte , ka një rritje të prezencës së Policisë.
Shërbimet e tjera të Policisë vijojnë intensivisht punën , për evidentimin , parandalimin dhe goditjen e kultivimit të canabisit, të trafikut të lëndëve narkotike dhe të goditjes së paligjshmërisë në përgjithësi.
Policia e Shtetit fton qytetarët, pushuesit, turistët e vizitorët të telefonojnë në numrat 112 e 129 për çdo problem që mund të kenë, duke siguruar se shërbimi policor do t’ju vijë në kohën e duhur dhe cilësor.
Gjithashtu të denoncojnë çdo paligjshmëri, çdo abuzim me detyrën të punonjësve të policisë , me qëllim që të gjithë sëbashku të kontribuojmë për një ambinet social sa më të sigurt.
KEK-u njofton për ndalesën dyditore të njësisë B1
Osmani vendos lule te shtatorja e Rugovës për 80-vjetorin e ...
Kurti mori pjesë në prezantimin e edicionit të pestë të Libr...
Sovraniteti në veri, Kurti: Janë zbuluar 12 depo armatimi, k...
“Qëndroj me krenari para jush”, Kurti në Kuvend përmend arri...
Bashota: Nuk e di nëse Kadri Veseli ka pasur ndonjë zëvendës...