Google ADS

Shqipëri, 2 të vdekur dhe 23 raste të reja me Covid-19

17:22 | 20 Maj 2021
Përparim Bublaku

Ministria e Shëndetësisë në buletinin e 24 orëve të fundit njofton se janë kryer 3093 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 23 qytetarë.

Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 5 raste në Korçë, nga 3 raste në Shkodër, Skrapar, nga 2 raste në Malësi e Madhe, Librazhd, nga 1 rast në Tiranë, Fier, Devoll, Lezhë, Mirditë, Berat, Pogradec, Sarandë.

Ndërkohë mësohet se betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 2 qytetarë, 1 nga Delvina dhe 1 nga Fieri, të moshave 65-84 vjeç, duke e çuar numrin e viktimave në 2,440.

Nga ana tjetër situata në spitalet Covid është përmirësuar, pasi po trajtohen 68 pacientë nga të cilët 9 pacientë janë në terapi intensive dhe prej ditësh nuk ka të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 629 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 127,869 që nga fillimi i epidemisë. Në të gjithë vendin aktualisht ka vetëm 1,809 raste aktive./tvklan.al/S

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme