Në Shqipëri në 24 orët e fundit është ulur numri i rasteve të reja me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar 461 raste të reja, ndërkohë që numri i testimeve është gjithashtu më i ulët krahasuar me ditët e mëparshme. Në 24 orë sipas ministrisë janë kryer 1927 testime për të dyshuar me Covid.
Ndërkaq, në 24 orë edhe 14 qytetarë të tjerë kanë humbur betejën me virusin, duke e çuar në 1088 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 14 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 45-89 vjeç.
Sipas ministrisë, numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 391 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat