Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë shënuar 13 vatra zjarri.
Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 84 punonjës zjarrfikës, 17 automjete zjarrfikëse,60 forca ushtarake, rreth 60 punonjës të Pyjores e të bashkive dhe vullnetarë, të mbështetur edhe nga helikopterë.
Specialistët e Emergjencave Civile, janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin. Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.
QARKU LEZHË
Në fshatin Skuraj Kurbin, është rindezur zjarri në sipërfaqen pyjore me shkurre dhe pisha. Shërbimi zjarrfikës, forca të ushtrisë së bashku më banorë të zonës dhe të mbështetur nga dhe nga një helikopter kanë punuar deri në orët e mbrëmjes për të shuar flakët.
QARKU DIBËR
Në fshatin Muhurr Dibër, ditën e djeshme është rindezur zjarri në një sipërfaqe pyjore me pisha duke rrezikuar banesat dhe varrezat e fshatit. Shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë, por e ka pasur të pamundur të shuajë flakët për shkak të terrenit malor. Në mëngjes është ndërhyrë edhe me anë të helikopterit i cili ka shuar flakët.
QARKU SHKODËR
Gjatë ditës së djeshme ka vazhduar zjarri në pyllin me pisha në fshatin Karmë të Pukës. Terreni i thyer dhe era e fortë kanë favorizuar përhapjen e zjarrit në një sipërfaqe më të madhe duke përfshirë dhe një pjesë të zonës pyjore të fshatit Dush. Puna e forcave ka vazhduar deri në mbrëmje, por ato nuk kanë mundur të izolojnë vatrat e zjarrit. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me pyll pishe.
QARKU BERAT
Në lagjen “11 Shkurti”, Kuçovë ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Pas disa orë punë shërbimi zjarrfikës ka mundur të shuajë flakët. Si pasojë u dogj rreth 2 ha me shkurre, ferra dhe ullinj.
QARKU FIER
Në kurorën e bashkisë Lushnje, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe ullishte. Zjarrfikëset të mbështetur nga 15 forca ushtarake kanë ndërhyrë dhe kanë mundur të shuajnë zjarrin. Si pasojë u dogj një sipërfaqe prej 50 ha me shkurre dhe disa me ullinj shekullor. Në fshatin Sheqishte, Patos ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullinj. 3 automjete zjarrfikëse dhe forca vullnetare janë angazhuar për të shuar flakët. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 3 ha me shkurre ferra dhe 200 ullinj.
QARKU KUKËS
Në fshatin Cernicë, Tropojë ka rënë zjarr. Si pasojë u dogj rreth 0.5 ha me shkurre, ferra dhe kullotë.
QARKU ELBASAN Në fshatin Hotolisht Librazhd ka rënë zjarr në sipërfaqe me shkurre. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 0.5 ha me shkurre ferra dhe dëllinjë. Në fshatin Godolesh, Elbasan zjarri ka përshirë një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe ullinj. Pas disa orë punë zjarrfikëset kanë vendosur flakët nënkontroll. Si pasojë u dogj rreth 0.3 ha me shkurre ferra dhe disa ullinj. Në Njësia Administrative Poroçan, Gramsh ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore. Shërbimi zjarrfikës kanë ndërhyrë dhe kanë punuar për të shuar zjarrin i cili favorizohej nga era e fortë. Si pasojë u dogj rreth 15 ha me pyll ahu dhe pishe.
QARKU KORÇË
Në fshatin Qina-Mollas, Kolonjë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe ullishte. Si pasojë e zjarri u dogj një sipërfaqe prej 10 ha me shkurre, ferra dhe kullotë.
QARKU DURRËS
Te “Shkëmbi i Kavajës”, Durrës, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve situata është normalizuar. Si pasojë u dogj një sipërfaqe prej 4 ha me shkurre, ferra dhe kullotë. Në fshatin Manskuri, Durrës, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe ullishte. Si pasojë u dogj një sipërfaqe prej 1 ha me shkurre, ferra dhe 40 rrënjë ullinj.
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...