Shqipëri, 105 të plagosur në vend dhe 3 në gjendje serioze

11:35 | 22 Shtator 2019
Arbresh.info

Tërmetet që tronditën vendin përveç dëmeve materiale, lanë edhe shumë persona të plagosur.

Në total në vend janë trajtuar 105 qytetarë me fraktura dhe dëmtime për shkak të tërmetit.

Aktualisht tek spitali i Traumës janë 7 persona nën mbikqyrje dhe që po marrin trajtim, 3 paraqiten në gjendje më serioze.

Të plagosurit e kanë marr ndihmën mjekësore në spitalin e Traumës, spitalin rajonal të Durrësit dhe QSUT.

Aktualisht në Durrës Jane 3 persona që po mbahen nën mbikqyrje nga personeli mjekësor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme