Ndërhyrja e rojes shqiptare ka rezultuar e suksesshme në shpëtimin e një anije në rrezik mbytjeje.
Bëhet fjalë për një mjet detar i tipit Veljere me emrin “Sea Shell”, në të cilën ndodheshin tre persona.
Anija vinte nga Dubrovniku, për në Sarandë, teksa papritur ka pësuar defekt.
Kapiteneria njoftoi QNOD- në dhe dolën dy anije të rojes bregdetare të cilat bënë të mundur shpëtimin dhe rimorkimin e tyre deri në portin e Sarandës, duke shpëtuar edhe personat e gjetur në bord.
Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe Ministria e Mbrojtjes, e cila zbulon se tre personat e gjendur në bordin e anijes ishin me nënshtetësi izraelite.
“Velera Sea Shell me flamur Amerikan, nisur nga Dubroniku me destinacion Sarandën, duke lundruar në hyrje të Kanalit të Korfuzit pësoi defekt në motorra dhe dha sinjalin e emergjencës.
Me marrjen e njoftimit Roja Bregdetare angazhoi motovedeten P-03 dhe P-05 te Flotes Detare. Pas renies ne kontakt velera u rimorkiua per ne portin e Sarandes duke bere te mundur shpetimin e velieres dhe tre personat ne borde, te tre me nenshtetesi izraelit: Kapiten Tsafrir Lederman dhe ekujpazh Moshe Navot dhe Liana Navot”, shkruan në njoftim MM.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...