Google ADS

Shpëtohet 19-vjeçarja në Tiranë, ishte e bllokuar në banesën që u përfshi nga zjarri

13:32 | 17 Shtator 2024
R J

Policia ka shpëtuar një 19-vjeçare, e cila kishte mbetur e bllokuar në banesën e saj që ishte përfshirë nga flakët mbrëmjen e së hënës në Tiranë.

Fatmirësisht, 19-vjeçarja nuk ka pësuar lëndime, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të paqarta, shkruan A2 CNN.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe ato të Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”  ndihmojnë një shtetase që kishte mbetur e bllokuar në banesën e saj, pasi kishte rënë zjarr. Mbrëmjen e djeshme, Policia ka marrë njoftim se në një banesë në rrugën “Sali Nivica”, kishte rënë zjarr dhe një shtetase rrezikonte jetën, pasi kishte mbetur e bllokuar brenda në banesë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, bashkë me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe i kanë dhënë ndihmë shtetases E. D., 19 vjeçe, e cila kishte mbetur e bllokuar brenda banesës që ishte përfshirë nga zjarri. 19-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë”, njofton policia.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme