Policia ka shpëtuar një 19-vjeçare, e cila kishte mbetur e bllokuar në banesën e saj që ishte përfshirë nga flakët mbrëmjen e së hënës në Tiranë.
Fatmirësisht, 19-vjeçarja nuk ka pësuar lëndime, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të paqarta, shkruan A2 CNN.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe ato të Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja” ndihmojnë një shtetase që kishte mbetur e bllokuar në banesën e saj, pasi kishte rënë zjarr. Mbrëmjen e djeshme, Policia ka marrë njoftim se në një banesë në rrugën “Sali Nivica”, kishte rënë zjarr dhe një shtetase rrezikonte jetën, pasi kishte mbetur e bllokuar brenda në banesë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, bashkë me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe i kanë dhënë ndihmë shtetases E. D., 19 vjeçe, e cila kishte mbetur e bllokuar brenda banesës që ishte përfshirë nga zjarri. 19-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë”, njofton policia.
Policia me operacione të befasishme në Prishtinë, arrestohen...
Shtëpia e Bardhë: SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respek...
ZYRTARE: Ergys Kaçe largohet nga Gjilani
Katër karateistëve kosovarë iu ndalohet hyrja në Gjeorgji, h...
“Mua më shikon gjithmonë duke kërcyer”, Sara ngacmon Driloni...
Bayerni po mendon t’i rinovojë kontratën legjendës së klubit...