6 njerëz janë shpëtuar nga policia kufitare në Sarandë teksa ndodhedhin në jë motoskaf që rrezikonte të mbytej. nga Sipas njoftimit te uniformave blu “Më datë 19.07.2017, rreth orës 19:00, është marrë informacioni se një mjet lundrues tip motoskaf, po rrezikohej të mbytej në vëndin e quajtur “Kepi i Mërtesës” Ksamil.
Menjëherë me marrjen e këtij njoftimi, shërbimet e policisë kufitare Sarandë (2 patrulla) janë nisur në drejtim të adresës së këtij informacioni në Ksamil, ku është konstatuar motoskafi me emrin “Bayener Boa”, me flamur Anglez, në pronësi të shtetasit B.S., i cili kishte pësuar defekt në motorra”.
Në bordin e motoskafit ndodheshin 6 shtetas, pushues nga mosha 26 deri në 32 vjeç, të cilët u shpëtuan dhe u nxorën në breg të Ksamilit. Të gjithë personat ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, pa probleme për shëndetin e tyre. Nga hetimet proceduriale të policisë, ka rezultuar se mjeti lundrues kishte dalë në det konform rregullave ligjore. Policia Kufitareështë në dispozicion të qytetarëve, pushuesve dhe të çdo problematike tjetër në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Vendore. /albeu.com/
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person