Google ADS

Shpëtohen me helikopter 4 alpinistë në Valbonë, njëri kishte thyer këmben

22:22 | 26 Qershor 2022
Trina Galanxhi

Ministria e Mbrojtjes thotë se 4 alpinistët, të cilët ishin bllokuar në Valbonë janë evakuuar me helikopter. Ata ishin bllokuar në një lartësi prej 2328 metra, ndërsa njëri prej tyre ka pësuar fraktura dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

“Pas njoftimit të marrë, helikopteri tip EC 135 ka evakuuar nga maja e Zhaporres në zonën e Valbonës, në 2328 metra lartësi 4 alpinistët që ishin bllokuar në terrenin e thepisur. Një prej alpinistëve ka një frakturë dhe po dërgohet për të marrë ndihmën shëndetësore”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Më herët policia njoftoi se rreth orës 18:00, bashkeshortet alpiniste duke eksploruar zonën, për shkak të terrenit të thepisur janë bllokuar.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë të Komisariatit Tropojë, së bashku me ekipin mjekësor, janë nisur në drejtim të zonës ku dyshohet se ishin bllokuar alpinistët.

Së bashku me çiftin e bashkëshorteve ishin edhe dy alpiniste te tjere, të cilët po eksploronin gjithashtu zonën e Valbonës./lapsi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme