Google ADS

“Shpesh opinioni shqiptar i kthen fantazitë në fakte… pakti me Greqinë s’do prodhojë qetësi”

18:04 | 15 Shkurt 2018
Arbresh.info

Ish Ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj e sheh me spkepticizëm marrëdhënien mes Shqipërisë e Greqisë, edhe pas arritjes së shumëpritur të marrëveshjes mes dy vendeve, përfshi këtu për çështjet e shumëdebaturara të paktit detar apo gjetkë.

I ftuar në studion e News 24, Mustafaj ka deklaruar se Presidenti Meta ka vepruar drejt përsa i përket konsultave që ka zhvilluar e do të zhvillojë me ish Krerët e

Shtetit shqiptar dhe se në fund të tyre, ai do të japë “bekimin”, thënë ndryshe plotfuqishmërinë për të ecur me negociatat. Por sërish, publicisti është skeptik pasi edhe një marrëveshje e mirë mes dy shteteve, nuk do të prodhonte qetësinë e duhur.

“Meta është i detyruar ta japë këtë mandat për ekipin negociator. Diskutimet e Metës me ish-Presidentët janë të nevojshme. Konsultimi zhvillohet lidhur me detyrimin që ka ai tani për këtë mandat për ekipin negociator. Jam i sigurtë se Meta do të japë plotfuqishmërinë.

Pavarësisht se Greqia është anëtare e BE prej 30 e ca vitesh, në Ballkan është vendi më i avancuar në institucionet e demokracisë. Ne gjendemi në vorbullën ku opinioni publik fantazitë i kthen në fakte dhe ushtron presion mbi politikën. Opinioni publik në Shqipëri e ka kujtesën të freskët . Marrëveshja me Greqinë s’do prodhojë qetësi,” u shpreh Mustafaj./Gazeta Express

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme