Google ADS

Shpërthimi në Velipojë, vdes edhe djali

12:21 | 7 Gusht 2017
Arbresh.info

Ka ndërruar jetë në një spital të Turqisë, ku kishte shkuar për mjekim, djali i biznesmenit të hotelit në Velipojë, Hektor Zejnuni.

Mësohet se 33-vjeçari nuk ka mundur dot t’i mbijetojë plagëve të djegies që mori nga shpërthimi i gazit në ambientet e biznesit të babait të tij në plazhin e Velipojës, ndodhur më datë 28 korrik.

Hektor Zejnuni u dogj në 70% të trupit teksa u fut në depo për të shpëtuar të atin në kohën që shpërthyen flakët, duke marrë plagë të rënda në pjesë të ndryshme. Të dy u dërguan me helikopter drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet, ku ndërroi jetë i ati, Besnik Zejnuni, ndërkohë që i biri u dërgua në Turqi për mjekim më të specializuar, raporton TCH.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme