Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla ka dhënë detaje në lidhje me shpërthimin e fuqishëm që ka ndodhur pasditen e sotme në Lushnje, ku për fat të keq ka humbur jetën Landi Verçani
–
Balla në një deklaratë për mediat tha se një nga të plagosurit rëndë është dhe djali i viktimës i cili është nisur drejt Traumës.
Gjithashtu ai tha se dhe deputeti i PS-së, Bujar Çela dhe një tjetër i plagosur janë nisur drejt Traumës.
“Ka humbur jetën një person. Është plagosur rëndë një person, i biri i viktimës. Është nisur drejt Traumës. Janë 7 të plagosur mes tyre dhe Bujar Çela që ka marrë një plagë për shkak të shpërthimit. Plaga është arritur të izolohet. Është nisur drejt Traumës. 3 janë nisur drejt Traumës. Ndihma e parë e dhënë këtu ka qenë kyçe”-tha Balla./euronews.al
Mjekët paralajmërojnë: Mos qëndroni më shumë se 10 minuta në...
Apple po përgatit një surprizë për të gjithë ata që presin n...
Norvegjia, rekord në Evropë për makinat elektrike
Peshku ton shitet për 1.3 milion dollarë
Presidenti ukrainas thotë se gati 15 mijë ushtarë rusë janë ...
Gripi sezonal rrit numrin e pacientëve në kryeqytet