Pas sulmeve të bëra ndaj gazetarëve duke i quajtur, të paditur, të palexuar, budallenj dhe në deklaratën e paradites kryeministri ka reaguar në një postim në ‘facebook’. “Nuk kam fyer askënd. Thjesht kam dhënë opinionin tim, për çka ata kanë bërë, gjatë gjithë këtyre ditëve duke e dezinformuar publikun,” shkruan Rama.
ASNJE OFENDIM THJESHT OPINION
Po pse qenkan ofenduar gazetarët nga unë? Sipas tyre po edhe sipas të tjerësh, në kazanin mediatik e në atë politik, i paskam fyer sot pas seancës së Kuvendit! Fare! Nuk kam fyer askënd. Thjesht kam dhënë opinionin tim, për çka ata kanë bërë, gjatë gjithë këtyre ditëve duke e dizinformuar publikun, lidhur me qëndrimet e mia dhe të Partisë Socialiste! Padiskutim ata janë në të drejtën e tyre të të mos kuptojnë atë që thonë. Janë në lirinë e tyre të dëgjojnë siç u bëjnë veshët dhe kur nuk e dinë diçka, të mos përpiqen as ta mësojnë. Janë në punën e tyre që ta bëjnë punën duke shkelur me këmbë çdo normë e rregull bazik, të një profesioni aq fisnik e të vështirë njëkohësisht.
Por as ata – dhe këtu nuk flas, siç nuk fola as sot thjesht për gazetarët e terrenit, po e kisha dhe kam me të gjithë ata që lirinë e pushtetit të medias janë mësuar ta përdorin si armë, për të “vrarë e prerë”, pa teklif e as karar – dhe as kushdo tjetër, nuk më ndalon dot mua të shpreh opinionin tim; qoftë për turpin që i mbetet kujtdo që e shtrembëron, shkel apo shkatërron të vërtetën nga pozitat e gazetarit, duke më vënë në gojë gjëra që s’i kam thënë dhe jo vetëm; qoftë për paditurinë që shfaqet brutalisht nga mëngjesi deri në darkë, si liri dhe e drejtë për të dhunuar lirinë e të drejtat e tjetrit, në emër të profesionit (kur je gazetar je ëngjëll, kur je politikan je djall dhe o burra bjeri t’i biem); qoftë për transformimin e urës së komunikimit mes politikës e publikut, në një grykë thashethemnaje frenetike, ku nuk e merr vesh i pari të dytin! Kështu që kush është ndjerë i ofenduar, të mos keqkuptohet. S’kam ofenduar askënd dhe s’ka asgjë për t’u ofenduar. Thjesht dikush, unë në këtë rast, u ka thënë në mexhelis se çfarë mendon për punën që kanë bërë tërë këtë javë, në raport me qëndrimet e mia e të Partisë Socialiste.
Buja: Veseli nuk më ka dhënë urdhra mua e as Reçicës kur ish...
Dimal Basha ka disa vërejtje për rregulloren e Komisionerit ...
Buja: Krasniqi ka qenë zëdhënës, s’ka pasur të bëjë me detyr...
Rregullorja për Komisionin Parlamentar të FSK-së, Selimi: Nu...
Zvicra publikon listën për Ligën e Kombeve, katër shqiptarë ...
Osmani në Hungari, falënderon kryeministrin Victor Orbán për...