Policia e Vlorës ka reaguar sërish lidhur me shpërthimin e ndodhur të dielën në lagjen “Uji i Fohtë” në Vlorë. Një lokali iu vendos tritol. Lidhur më këtë ngjarje mësohet se është ndaluar emri i autorit të dyshuar. Bëhet fjalë për 28-vjeçarin Beqir Selamaj alias Beqir Murati.
28-vjeçari rezulton me precedent penalë në fushën e narkotikëve dhe vjedhjes së pasurisë.
“Nga hetimet rezulton se ky shtetas dyshohet të jetë autor i vendosjes së lëndës eksplozive më datë 08.12.2024, rreth orës 05:50, në një lokal, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në pronësi të shtetases 73 vjeçe, ku si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjatë operacionit, përmes veprimeve të koordinuara dhe mbështetura në prova shkencore, u sekuestruan në cilësinë e provave materiale dy telefona celular, një biçikletë dhe veshjet e përdorura gjatë ngjarjes.
Vijojnë hetimet për identifikimin dhe ndalimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale, iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”./abcnews.al/
Pacolli: Mes rrugëtimesh të gjata, e shfrytëzova momentin pë...
Policia shqiptoi mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundi...
Vdes futbollisti i Vushtrrisë, Erjon Morina
Kryeministri Kurti nuk komenton ftesën e Prokurorisë Special...
Prokurorja e Specializuar Kimberly West viziton Kosovën
Kurti: Përmes digjitalizimit synohet ndërtimi i një administ...