Policia e Lushnjës ka mbyllur hetimet, lidhur me aksidentin tragjik ku dy persona, babë e bir humbën jetën, ndërsa 7 të tjerë u plagosën. Deri tani janë marrë në pyetje të dëmtuarit, të cilët janë shtruar në spitalin e Lushnjës, ndërsa deputeti, Bujar Cela, si dhe të dëmtuarit Saimir Korreshi dhe Sokol Lumi, nuk jane pyetur ende, për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore, e cila paraqitet e rënduar.
Sokol Lumi nuk ka dalë ende nga gjendja e komës. Ai ishte klient i rastësishëm në pikën e produkteve ushqimore me shumicë, kur u godit në koke nga një hekur si pasojë e shpërthimit, ndërsa i plagosuri tjetër, Saimir Korreshi, edhe ai ishte në biznesin e tij që ndodhet pranë kapanonit në ndërtim.
Bujar Çela do të merret në pyetje nga prokurorë të posaçëm për shkak të funksionit të tij si deputet.
Prokurorja e çështjes është, Anila Gaxhari. Sipas burimeve, pistat e hetimit janë disa, si dhënia e lejes së ndërtimit, e cila i është dhënë nga bashkia e Lushnjës deputetit Çela në shtator të 2023, kriteret e zbatimit të saj, a kanë qenë kushtet e sigurimit teknik të zbatuara sipas ligjit etj.
Dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga plasja e njërës prej bombolave e mbushur me material lehtësisht shpërthyes, si pasojë e nxehtësisë së shkaktuar prej saldimit dhe jo nga kabllot elektrikë.
Ndërkohë, diten e diel, një grup nga emergjencat civile të bashkisë Lushnjë, kanë bërë verifikimin e dëmeve, kryesisht të banesave private të dëmtuara si pasojë e shpërthimit.
Ditën e hënë këshilli bashkiak i qytetit ka marre vendim ti japë 500 mije lekë familjes Hoxha nga fshati Stan Karbunare, të cilët ndërruan jetë si pasojë e aksidentit./rtsh.al/
Peci: Digjitalizimi do ta fuqizojë sektorin e bujqësisë
“Është një version më i mirë i Haalandit”, Van Der Vaart zbu...
Nagavci: Kemi buxhetuar pagat për punësimin e 500 asistentëv...
G7 paralajmëron Rusinë kundër përdorimit të trupave koreanov...
Balluku: Nga 1 janari do të ulet çmimi i energjisë elektrike
Xhaka para duelit me Liverpool-in: E di se si është të luash...