Google ADS

Shpërthimi i gazit në Velipojë, humb jetën njëra nga vajzat e plagosura

11:42 | 11 Korrik 2021
Përparim Bublaku

Gjashtë ditë pas ngjarjes së rëndë në Velipojë ku një hotel u përfshi nga flakët e zjarri si pasojë e shpërthimit nga rrjedhja e gazit, ka ndërruar jetë një nga vajzat e plagosura.

Fatkeqësisht nuk mundi t’u mbijetonte plagëve 19-vjeçarja Daniela Gjoka. E reja po kurohej në Itali për trajtim më të specializuar, por për fat të keq humbi jetën.

Ndërkohë, të plagosura janë edhe nëna e saj Alketa Gjoka dhe dy fëmijët e tjerë, djali 12 vjeç E.Gjoka dhe vajza tjetër K.Gjoka 15 vjeçe. Edhe këta të fundit ndodhen për kurim në Itali.

Hoteli 3-katësh i familjes u përfshi nga flakët për shkak të rrjedhjes së gazit te një bombol 3-5 kg. Kati i parë i ndërtesës u shkrumbua thuajse tërësisht.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme