Google ADS

Shpërthimet me tritol, dy persona në pranga, të tjerë shpallen në kërkim

11:27 | 30 Janar 2019
A. B.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku në Nikël të Fushë – Krujës shpërtheu tritoli, reagon edhe policia.

Njoftohet se dy persona janë vënë në pranga, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë

Njërit prej autorëve të dyshuar i është gjetur në banesë dhe sekuestruar Cannabis Sativa.

Në vijim të kontrolleve të ushtruara është kapur edhe një shtetas në kërkim kombëtar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatin e Policisë Krujë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, pas një pune hetimore të specializuar , në pak orë kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Nikel, ku shpërtheu një sasi lënde eksplozive në mobilerinë e shtetasit E.C.ku për pasojë u shkaktuan dëme materiale (dëmtuar vetrata) .

Janë vënë në pranga dy shtetas të dyshuar për kryerjen e veprave penale

” Shkatërrimi i pronës me eksploziv ” dhe ” Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit “parashikuar në nenet 152 dhe 278 të Kodit Penal, konkretisht:

• Është ndaluar me iniciativë shtetasi D.Xh. si autor i dyshuar;

• Është arrestuar në flagrancë shtetasi B.K.

Shtetasit B.K. gjatë kontrollit të ushtruar në banesë i’ u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e dy shtetasve të tjerë, të dyshuar të përfshirë në ngjarjen e mësipërme ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije gjeneralitetet.

Në vijim të kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Krujë është kapur edhe një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar, konkretisht shtetasi Xh.K, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale ” Kultivimi i bimëve narkotike ” parashikuar nga neni 284/1 i Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme