Google ADS

Shpërthim në repartin ushtarak në Porto Romano në Durrës

19:32 | 22 Mars 2017
Arbresh.info

Një shpërthim ka ndodhur në repartin ushtarak në Porto Romano në qytetin e Durrësit.

Nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur dy roje të repartit të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Paraprakisht raportohet se lënda që ka shpërthyer ka qenë barut.

Ngjarja dyshohet se është aksidentale, pasi rojet i vendosën flakën shkurreve për të pastruar oborrin. Zjarri u përhap dhe aksidentalisht pati shpërthim të barutit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme