Një shpërthim ka ndodhur në një karburant në Tiranë këtë të shtunë.
Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur teksa një autobot po furnizonte me benzinë pikën e karburantit.
“Më datë 04.11.2023, rreth orës 13:30, në Rrugën Bardhyl, gjatë kohës që ka qenë duke u furnizuar një karburant me benzinë, nga një autobot, ka ndodhur një shpërthim”, njoftoi policia.
Për pasojë janë dëmtuar menaxheri i karburantit Miklovan Çollaku dhe shoferi i autobotit Myrto Kadiu. Ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
“Si pasojë është dëmtuar shtetasi Miklovan Çollaku, (menaxher) dhe shtetasi Myrto Kadiu (shoferi i autobotit), të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia.
Ende nuk dihen shkaqet e plota të kësaj ngjarje. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.
Atje kanë shkuar forcat zjarrfikëse. Deri më tani nuk raportohet për dëme të tjera. Pika e karburantit ndodhet në një zonë të frekuentuar nga njerëzit. Pranë ndodhet edhe spitali universitar “Nënë Tereza”./tvklan.al
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...