Një shpërthim me lëndë plasëse artizanale ka ndodhur në banesën e Refat Murrizit, në një fshat të Divjakës.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30, në fshatin Shënepremte në oborrin e banesës së 67 vjeçarit.
Si pasojë e shpërthimit, ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Janë të paqarta shkaqet, teksa pronari i shtëpisë thotë se s’ka patur asnjë konflikt. Ai ka dy vajza të martuara të cilat jetojnë jashtë Shqipërisë./tch
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League