Një automjet ka shpërthyer në qendër të qytetit, në zonën e këmbimit valutor e quajtur ndryshe te zona e ”Dollarit”.
Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se shpërthimi i automjetit dyshohet të jetë kryer me tritol. Shpërthimi ka ndodhur në automjetin tip ‘Wolkswagen’ me targa AA700IY dhe është në pronësi të një inspektoreje të Drejtorisë Arsimore Rajonale Shkodër.
Automjeti në pronësi të inspektores së DAR në Shkodër, Frida Kopliku. Sipas të dhënave paraprake raportohet se nuk ka pasoja në njerëz, por vetëm dëme materiale. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...