Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Vlorë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen ‘Isa Boletini’ të qytetit bregdetar.
Sipas policisë rreth orës 03:40, Salla Operative Vlorë njoftohet nga një telefonatë se në lagjen ”Isa Boletini”, një automjet ka shpërthyer si rezultat i vendosjes së një sasie lënde eksplozive.Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar mjetin tip ”Ford Focus” me targa ”AA 818 KF”, i cili ka qenë i parkuar dhe rezulton të jetë në pronësi të Platon Sinanaj, 35 vjeç, banues në Vlorë.Si pasojë e shpërthimit të mjeti nuk ka pasur dëme në njerëz, vetëm mjeti ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme.
Grupi hetimor po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si edhe për identifikimin e kapjen e autorit/ve të kësaj ngjarje. /albeu.com/
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...
Sa mjaltë në ditë mjafton për imunitet të mirë?
Shenjat e horoskopit që e shijojnë beqarinë
Çfarë ndodh kur nuk pini ujë?
Çfarë ndodh kur ka mungesë të vitaminës D3?
Akrepi – Horoskopi vjetor për 2025: Janari sjell para, shtat...